Liverpool
Merkato e transferimeve mund të sjellë një nga lëvizjet më të bujshme në ditët e fundit. Sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, ka shprehur dëshirën e tij për t'u bashkuar me Manchester Cityn, duke refuzuar një mundësi kalimi te Tottenham.
Sipas mediave në Britani, lojtari holandez po shtyn fuqimisht për një transferim në "Etihad". Nga ana e tyre, drejtuesit e Liverpoolit janë të hapur për shitjen e tij, por kërkojnë një shifër prej 100 milionë euroh për të lënë të lirë anësorin.
Megjithatë, ky operacion varet nga një kusht i vendosur nga "The Reds", klubi duhet të transferojë një anësor të ri para mbylljes zyrtare të merkatos.
View this post on Instagram
Poll






