Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Goli “offside” i Haaland solli humbjen e Man United, “shpërthen” ish-sulmuesi Wayne Rooney: Jam i ngopur me VAR-in, është i tmerrshëm!

Shkruar nga NEWSPORT
Goli “offside” i Haaland solli humbjen e Man United,
Goli i Haaland & Wayne Rooney

Wayne Rooney ka kritikuar ashpër teknologjinë VAR pas humbjes 0-1 të Manchester United ndaj Manchester City në “Old Trafford”.

Debati u hap pas golit vendimtar të Erling Haaland, i cili fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por më pas u pranua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Më vonë, edhe vetë PGMOL pranoi se ishte bërë gabim dhe kërkoi falje ndaj Manchester United. I zemëruar nga ky episod, legjenda e “Djajve të Kuq” kërkoi heqjen e VAR-it nga futbolli anglez.

“Jam i ngopur me VAR-in. Është i tmerrshëm. I heq të gjitha emocionet dhe energjitë futbollit. Mospranimi i faktit që Fernandez ishte në pozicion jashtë loje është thjesht tronditës”, deklaroi Rooney.

Poll

Lexo gjithashtu