Manchester City po përgatit një revolucion të mundshëm në mesfushë dhe emri i parë në listën e dëshirave të trajnerit italian është Enzo Fernandez. Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, trajneri i City-t, Enzo Maresca po ushtron presion të fortë për të siguruar shërbimet e mesfushorit argjentinas.
Tekniku italian e ka piketuar Fernandez si lojtarin kryesor për mesfushën, në një kohë kur tratativat mes Rodrit dhe Barcelonës mbeten të avancuara.
Një marrëveshje e tillë nuk duket aspak e lehtë, pasi Chelsea ka vendosur një çmim prej 140 milionë euro për kartonin e lojtarit. Klubi londinez nuk ka ndërmend të lëshojë “pe” lehtë dhe është plotësisht i gatshëm ta mbajë argjentinasin në skuadër edhe për këtë sezon.
View this post on Instagram






