6 ndeshje, të gjitha fitore. Manchester City nën udhëheqjen e Enzo Marescës po zhvillon një kampionat të shkëlqyer dhe kjo u vërtetua në fitoren spektakolare që “Citizens” arritën përballë Liverpool, 0-3 në “Anfield Road”.
Për Marescën, ky sukses e “katapulton” italianin në mesin e shumë trajnerëve elitarë të cilët kanë “korrur” të njëjtën ecuri në po kaq numër ndeshjes në kampionat.
Fjala është për Carlo Ancelottin, Pep Guardiolën dhe Ole Gunnar Solskjaer. Të tre këta e arritën këtë objektiv me skuadrat respektive si Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.
Me 18 pikë në total dhe me një distancë prej 3 pikësh nga Arsenali si ndjekësi më i afërt, kreu duket një “pronë e ruajtur”, së paku deri në këto çaste.






