Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E BUJSHME/ Cristiano Ronaldo pranë rikthimit në Premier League, përgatitet kalimi te rivali i Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Cristiano Ronaldo pranë rikthimit në Premier League,
Cristiano Ronaldo

Chelsea po mendon seriozisht të rikthejë në Premier League Cristiano Ronaldon. Ky është lajmi që ka “shokuar” jo pak. Edhe pse 41-vjeç, trajneri Xabi Alonso beson te aftësitë e sulmuesit portugez për të udhëhequr ekipin në fazën ofensive.

Nëse kalimi ndodh, do të shkaktojë “tërmet” jo vetëm në marketingun e klubit londinez, por edhe për tifozët e Manchester United.

Te “Djajët e Kuq” do të konsiderohet “tradhti”, pasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme te skuadra nga “Old Trafford”. Aktualisht, “CR7” është në kontratë me Al-Nassr dhe në “letër” mbetet shumë e vështirë që luzitani të ndryshoi ambient.

Megjithatë, Chelsea e ka treguar se mund të “blejë” çdo gjë, kur i referohemi të ardhurave apo shifrave marramendëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Football News ⚽️ (@footynewsonly)

Poll

Lexo gjithashtu