Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

E ardhmja iu vendos pak ditë më parë, Ipswich Town çon në “qiellin e shtatë” Anis Mehmetin

Shkruar nga NEWSPORT
E ardhmja iu vendos pak ditë më parë, Ipswich Town çon
Anis Mehmeti

Vendimi i Ipswich Town për të mbajtur Anis Mehmetin u komunikua pak ditë më parë. Sulmuesi shqiptar këmbënguli fort për të qëndruar tek kjo skuadër, ndërsa klubi në anën tjetër ka zgjedhur t’i llogarisë shërbimet e tij.  

Të sapongjiturit në Premier League kanë dorëzuar pranë federates edhe listën e plotë me 25 lojtarët që do të jenë të gatshëm për pjesën e parë të sezonit, pjesë e së cilës figuron dhe matjani.

Për yllin e Kombëtares shqiptare pati interesime nga klube të ligës së dytë në Angli, pra Championship ku u përmendën Milwall, Birmingham City, Derby County dhe Wrexham. Mirëpo, Anis Mehmeti e kishte vendosur dhe tashmë fati i tij do të jetë i lidhur me Ipswich Town.  

Nga tribuna drejt e në fushë, kjo mbetet për t'u parë se sa i aftë do të jetë vetë sulmuesi për të fituar besimin e trajnerit dhe për të hedhur pas krahëve atë se çfarë ndodhi në tre javët e para të kampionatit, ku ai nuk u llogarit as në stol. 

E ardhmja iu vendos pak ditë më parë, Ipswich Town çon
Lista me lojtarët e Ipswich Town dërguar Premier League

 

Poll

Lexo gjithashtu