Erling Haaland
Pavarësisht se sulmuesi Erling Haaland ka një kontratë afatgjatë me Manchester Cityn, raportimet e fundit kanë “trazuar” opinionin e gjerë sportiv në Europë dhe më gjerë.
Sipas “El Nacional”, agjentët e sulmuesit norvegjez kanë kontaktuar Barcelonën për mundësinë e transferimit.
Thuhet se Haaland e pëlqen tej mase La Ligën, ku të gjithë sytë do të ktheheshin te dueli Mbappe-Haaland, ashtu siç ndodhte me CR7-Messin.
Mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë thjesht me aludime apo diçka po “zien në prapaskenë”.






