Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Po shkatërron konceptin e futbollit”, presidenti Tebas nuk ka dyshime për Infantinon: Epoka e tij ka përfunduar

Shkruar nga NEWSPORT
“Po shkatërron konceptin e futbollit”, presidenti Tebas nuk ka
Javier Tebas - Gianni Infantino

Presidenti i La Liga-s spanjolle, Javier Tebas beson se epokës së Gianni Infantinos në krye të FIFA-s i ka ardhur fundi. Në një intervistë të dhënë për gazetën franceze “Le Monde”, Tebas është shprehur se ai duhet të japë dorëheqjen, pasi çdo moment që ai është në krye të kësaj detyre, vetëm sa dëmton “reputacionin” e futbollit.

“Për mua, koha e Gianni Infantino ka përfunduar. Nuk e them këtë për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur, pasi e kam kuptuar këtë mënyrë menaxhimi për një kohë të gjatë, edhe pse të gjithë, mendoj, e kanë zbuluar vetëm tani.

Infantino nuk kontribuon për rritjen e futbollit. Përkundrazi, projektet e tij e kanë shkatërruar konceptin e këtij sporti.

Për mua, epoka e tij ka përfunduar. Çfarë mbetet për t’u parë është se kur kjo do të ndodhë", fjalët e Tebas. 

Sa i përket Infantinos, skandali i shitjes së Kupës së Botës drejt fondeve private, krijoi “shpërthim” të madh në mbarë komunitetin sportiv, aq sa dhe kërkesa për dorëheqje është përforcuar ndjeshëm.  

Poll

Lexo gjithashtu