Arsenal - Manchester City
Arsenali dhe Manchester City do të garojnë sot për FA Community Shield, prej orës 16:00. Gjerësisht, ky kompeticion është i njohur si Superkupa e Anglisë, aty ku duelojnë kampioni i Premier League me fituesin e Kupës së Anglisë (FA Cup).
Për Manchester City-n, vështrohet edhe si mundësi për t’u “hakmarrë”, në lidhje me humbjen e kampionatit edicionin e kaluar, e cila u vendos vetëm në javën e parafundit.
Dy mungesat e mëdha në këtë përballje janë Rodri te “Qytetarët” dhe Saliba në kampin e “Topçinjëve”. Përsa i takon stadiumit, do zhvillohet në “Principality Stadium” të Kardifit, jo siç jemi mësuar zakonisht në “Ëembley” të Londrës.
Poll






