Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Një homazh i veçantë për karrierën e tij legjendare, futbolli argjentinas do të ndalet këtë fundjavë për Lionel Messin

Shkruar nga NEWSPORT
Një homazh i veçantë për karrierën e tij legjendare,
Lionel Messi

Futbolli në Argjentinë do të bëjë një ndalesë simbolike këtë fundjavë për të nderuar karrierën e jashtëzakonshme të Lionel Messit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Shoqata e Futbollit të Argjentinës (AFA), të gjitha ndeshjet në çdo divizion dhe disiplinë përfshirë futbollin e sallës dhe atë të plazhit, si në kategoritë mashkullore ashtu edhe femërore do të ndërpriten për një minutë. Homazhi do të zhvillohet në minutën e 10-të të çdo takimi, ku lojtarët, stafi dhe tifozët do të bashkohen në një duartrokitje njëminutëshe për të festuar legjendën e futbollit botëror.

Po ashtu, në stadiumet që disponojnë ekranë të mëdhenj, do të shfaqet një video institucionale e AFA-s para fillimit të ndeshjeve.

Poll

Lexo gjithashtu