Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga Reali, Barcelona e deri te superndeshja në Manchester! SOT zbresin në fushë edhe Bayern Munich e Inter

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Reali, Barcelona e deri te superndeshja në Manchester! SOT zbresin
Bayern Munich, Manchester United, Real Madrid, Inter dhe PSG

Pas përfundimit të ndeshjeve nga kombëtaret europiane në Ligën e Kombeve, tashmë ekipet në nivel klubesh do të zbresin në fushë.

Ditën e sotme spikasin në kontinentin e vjetër disa prej gjigantëve të futbollit si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich apo Manchester United e Inter.

Në Premier League, Arsenali pret Leeds prej orës 13:30. Chelsea gjen përballë Bournemouth, ndërsa Sunderland i Xhakës “përplaset” me Brightonin e “frikshëm”.

Supersfida do të jetë në orën 18:30, Manchester United – Tottenham në “Old Trafford”. Përsa i takon La Liga-s, Barcelona pret në “Camp Nou” Getafen (18:30), ndërsa Real Madrid ndeshet me Villarrealin (21:00).

Në Serie A, spikat Inter – Parma. Ndeshja më interesante në Bundesligë do të jetë derbi i Bavarisë mes Augsburgut dhe Bayern Munich (15:30). Kampionët e Ligue 1, PSG, sfidohen nga Le Mans, në javën e 6-të.

Nga Reali, Barcelona e deri te superndeshja në Manchester! SOT zbresin
ndeshjet

 

Lexo gjithashtu