Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga Portugalia japin lajmin “tronditës”, Cristiano Ronaldo gati të marrë VENDIMIN DRASTIK pas “fërkimit” me trajnerin e kombëtars

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Portugalia japin lajmin “tronditës”, Cristiano Ronaldo gati
Cristiano Ronaldo dhe Jorge Jesus

Cristiano Ronaldo nuk do të veshë fanelën e Portugalisë, për sa kohë Jorge Jesus do të jetë trajneri i skuadrës. Ky është zhvillimi i fundit që vjen nga Portugalia, më konkretisht nga gazetari Rui Santos që zbulon se sulmuesi është shumë pranë vendimit drastik për të mos luajtur më me kombëtaren.

Edhe pse trajneri Jesus u mundua të justifikojë nxitimin e tij dhe të tregojë se dera për Ronaldon është ende e hapur, duket se marrëdhënia mes tyre është “thyer” dhe rikthimi i “CR7”-tës te “luzitanët” do të ndodhte vetëm nëse Jesus nuk do të jetë në stolin e skuadrës.

Në vijim pritet të ketë akoma dhe më shumë qartësim sa i takon kësaj përplasje që po zgjat prej ditësh. Në rastin më drastik, pensionimi do të vinte më shpejt nga sa ishte menduar për Ronaldon.

Lexo gjithashtu