Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nga ish-trajneri i Cristiano Ronaldos e deri tek “produkti” i Barcelonës, kombëtarja “ngre stekën” për stolin pas “turpit” në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Nga ish-trajneri i Cristiano Ronaldos e deri tek “produkti” i
Ronald Koeman

Vendi i lënë bosh nga Ronald Koeman në stolin e Kombëtares së Holandës, kanë bërë që drejtuesit e federatës të nisin me vlerësimin e kandidaturave. Pasi morën fillimisht “JO”-në nga Erik Ten Hag dhe Arne Slot, tashmë te Holanda po studiohen dy profile të tjera.

I pari që po qarkullon masivisht në rrjet është Roberto Martinez. Ish-trajneri i Portugalisë dhe i Cristiano Ronaldos u largua nga stoli i kësaj skuadre kombëtare pas eliminimit nga çerekfinalet nga Spanja.

Marrë të mirëqeni faktorin se ka një eksperiencë tejet të pasur pasi ka qenë edhe në krye të Belgjikës, i jep më shumë "epërsi" në tratativat fillestare.  

Nga ish-trajneri i Cristiano Ronaldos e deri tek “produkti” i
Roberto Martinez dhe Cristiano Ronaldo

I papunë që prej asaj dite, spanjolli është kontaktuar nga drejtuesit për të kuptuar mbi mundësitë e një emërimi të mundshëm të tijin në pankinë.

Një tjetër pistë që nuk duhet nënvlerësuar është dhe ai i Xavi Hernandez. Eksperiencat e tij me Al Saad dhe Barcelonën (produkt i katalanasve), janë dëshmi e një trajneri që është provuar në statusin e trajnerit dhe 46-vjeçari është po ashtu në “lupën” e vlerësimeve nga ana e Holandës.

Nga ish-trajneri i Cristiano Ronaldos e deri tek “produkti” i
Xavi Hernandez

Gjithçka do të kuptohet nga bisedimet që do të mbahen me dy trajnerët përpara se të thuhet edhe fjala e fundit, për të zyrtarizuar dhe të riun që do të marrë stolin e “Tulipanëve”. Po ashtu, vlen të rikujtohet se edhe Louis van Gaal qarkulloi si emër për t’u kontaktuar lidhur me këtë detyrë.

Poll

Lexo gjithashtu