Real Madrid do të zbres sonte në fushë kundër Real Betis, aty ku shpesh emërohet edhe si “derbi” i Real-it. Ndeshja do të mbahet në stadiumin “Estadio de La Cartuja”, transfertë shumë e vështirë për “Galaktikët”.
Pas 3 javësh të qeta, sonte do të jetë “testi” i parë serioz për madrilenët dhe trajnerin Jose Mourinho. Mbappe e ka nisur “zjarrë” këtë sezon të ri në La Liga, 4 gola në 3 ndeshje dhe do tentojë të “shkel gazin” edhe karshi Real Betis.
Në Ligue 1, PSG-ja kampione e pret duel “titanësh” ndaj Monaco, ndërsa tempulli pritës do të jetë “Parc des Princes”, Paris.
Sfida në fjalë vjen në kuadrin e javës së 3-të, ndërsa “prozhektorët” janë të kthyer drejt Kvaratskhelia, i cili konsiderohet në “valle” si fitues për “Topin e Artë”.






