Një situatë e paprecedentë duket se po krijohet rreth gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano. Sipas raporteve të fundit nga disa burime mediatike, disa klube të mëdha evropiane kanë vendosur të ndërpresin marrëdhëniet me të dhe madje ta ndalojnë hyrjen e tij në ambientet e tyre.
Arsyet e këtij vendimi të bujshëm lidhen me mënyrën e tij të raportimit, e cila sipas klubeve ka kaluar kufijtë e gazetarisë tradicionale. Pretendohet se platforma e tij po përdoret nga disa lojtarë për të ushtruar presion dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në negociatat e transferimeve.
Mund të ketë diçka të vërtetë pas këtyre thashethemeve. Së fundmi, vetë Romano njoftoi në rrjetet sociale se do të ndryshojë mënyrën se si e mbulon merkaton.






