Nuk kanë të sosur telashet për Cristiano Ronaldon te Portugalia. Përmes një njoftimi zyrtar, federata bën të qartë se ndaj sulmuesit është hapur një hetim disiplinor që lidhet me e braktisjen e kombëtares në kohën kur skuadra po përgatitjej për ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Ndaj Ronaldos është “ekzekutuar” pezullimi i përkohshëm, deri në momentin kur të ketë një vendim të formë së prerë. Një situatë aspak e mirë për kapitenin e Portugalisë, i cili pati dhe një “përplasje” në distancë me trajnerin e “luzitanëve” Jorge Jesus.
Kështu, rikthimi i Cristiano Ronaldos nuk pritet të ndodhë në muajin nëntor, kur do të luhen ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve. Çfarë do të thotë se për sulmuesin, gjithçka do të përcaktohet në javët në vazhdim, për të kuptuar se si do të evoluojë e ardhmja e tij me Portugalinë.






