Shqipëri - San Marino
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në ndeshjet mes Shqipërisë që të pësonte gol nga San Marino, por rasti i parë përkon me duelin e sotëm, ndërsa po luhen minutat e fundit.
Rezultati aktual mes kuqezinjve të drejtuar nga Rolando Maran dhe San Marinos është “ngushtuar” në shifrat 1–1.
Në minutën e 66-të, Lazzari barazoi rezultatin, duke “pllakosur” heshtjen në stadiumin “Air Albania”. Ky takim është i vlefshëm për Ligën e Kombeve, Liga C.






