Kanë përfunduar 5 sfidat e mbrëmjes të ditës së sotme në Ligën e Kombeve, të vlefshme për raundin e katërt. Greqia i ka marrë sërish pikë Gjermanisë, duke e ndalur në barazim pa gola.
Në sfidat e tjera, Holanda mposhti 2-1 Serbinë, aty ku vendosën golat e Koopmeiners dhe Zirkzee. Për miqtë, goli i vetëm u shënua nga Cvetkovic, i cili mbeti vetëm për statistikë. Në anën tjetër, Portugalia vuan, por ia del të marrë tri pikët e radhës në grupin e saj duke mposhtur po 2-1 Norvegjinë.
Ishte fillimisht Ajer që dhuroi një supergol nga jashtë zonës, për të marrë më pas kundërpërgjigjen e Cancelos, edhe ky me një goditje potente. Danimarka fitoi minimalisht 1-0 në transfertën e Uellsit, ndërsa dueli mes Irlandës dhe Izraelit përfundoi në barazimin 1-1. Në të njëjtin grup ku ndodhen edhe Kosova me Austrinë të cilat barazuan me të njëjtat shifra.
REZULTATET:
Greqi 0-0 Gjermani
Holandë 2-1 Serbi
Portugali 2-1 Norvegji
Uells 0-1 Danimarkë
Irlandë 1-1 Izrael
GOLAT:
Holandë 2-1 Serbi (Koopmeiners 31', Zirkzee 72'/ Cvetkovic 35')
Goli i Koopmeiners
Goli i Cvetkovic
Goli i Zirkzee
Portugali 2-1 Norvegji (Cancelo 38', Ramos 79'/ Ajer 36')
Goli i Ajer
Goli i Cancelo






