Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

VIDEO/ Festoi në stilin “CR7” përballë Portugalisë, sulmuesi i Danimarkës nuk e honeps trajnerin kundërshtar pas polemikave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Festoi në stilin “CR7” përballë
Rasmus Hojlund dhe Jorge Jesus

Portugalia mposhti Danimarkën me rezultatin 2-4, në transfertë, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve në Ligën A. Edhe pse pa Cristiano Ronaldon në fushë, “luzitanët” morën gjithçka në kontroll duke iu falur performancës fantastike të disa prej yjeve që ndikuan te fitorja.

Megjithatë, largimi i Ronaldos nga kampi i Portugalisë, ndikoi në masë tek të gjithë, madhe edhe në anën e rivalit, pra të Danimarkës. Bëhet fjalë për Rasmus Hojlund, i cili pasi festoi në stilin “CR7” për golin e barazimit, 2-2, nuk e përfilli aspak trajnerin Jorge Jesus, madje duke e shtyrë.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me Ronaldon, nëse vendimi për t’u larguar do të jetë i pakthyeshëm që zyrtarizon në njëfarë mënyre dhe tërheqjen përfundimtare nga përfaqësuesja, apo do të ketë një “zgjidhje të mesme” mes palëve për rikthimin e tij te Portugalia.

PAMJET:

Poll

Lexo gjithashtu