Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

VIDEO/ 3 gola për 10 minuta, Olise fenomenal kundër Belgjikës! Italia fiton në “stilin” e saj kundrejt Turqisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 gola për 10 minuta, Olise fenomenal kundër Belgjikës!
Francë - Belgjikë

Janë mbyllur dy kryendeshjet e mbrëmjes së hënë në Ligën e Kombeve. Franca mposhti 4–1 Belgjikën në stadiumin “Stade de France”. Protagonisti absolut te “Gjelat” rezultoi Michael Olise.

I futur si zëvendësues, brenda 10 minutash, sulmuesi i Bayern Munich zgjidhi ndeshjen. Konkretisht, në minutën e 81-të, asistoi për golin e Cherki. Më pas, gjeti golin në minutat 88’ dhe 90+1’. Në takimin tjetër “prestigjioz” të Ligës A, Italia mposhti 3–1 Turqinë.

Edhe pse në statistika ishin në kuota të ngjashme, diferencën e bëri cinizmi i “Axurrëve”, duke triumfuar në “stilin” e tyre.
Te ekipi i Roberto Mancinit, golat u shënuan nga Scamacca, Calafiori dhe Francesco Esposito.

VIDEO/ 3 gola për 10 minuta, Olise fenomenal kundër Belgjikës!
rezultatet

 

Lexo gjithashtu