Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Vëmendja maksimale te supersfida Francë – Itali, Turqia kërkon të “këndellet” ndaj Belgjikës! Njihuni me të gjitha ndeshjet që luhen sot në Ligën e Kombeve

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja maksimale te supersfida Francë – Itali, Turqia
UEFA Nations League

Sonte do të luhen ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, të vlefshme për raundin e tretë. Fokusin më të madh pritet ta ketë supersfida mes Francës dhe Italisë, që do të luhet prej orës 20:45 në stadiumin “Stade de France” të Parisit.

Po ashtu, në të njëjtën orë do të luhet edhe ndeshja mes Belgjikës dhe Turqisë. Këta të fundit vijnë nga dy humbje radhazi dhe ndaj belgëve do tentohet “kthimi i faqes” për të mos rrezikuar dhe shansin e fundit për kualifikim.

Sa i përket dueleve të tjera, Bosnje dhe Hercegovina sfidon Suedinë, ndërsa Hungaria pret Gjeorgjinë. Polonia “mat forcat” me Rumaninë, ndërsa Irlanda e Veriut udhëton drejt Ukrainës. Ndeshjet e para që do të nisin më herët janë ato Kazakistan – Moldavi, ora 16:00, ndërsa Qipro – Armeni dhe Letoni – Mali i ZI, 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu