Finlanda pret sot Shqipërinë, për ndeshjen e vlefshme të raundit të tretë të Ligës së Kombeve. Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin e Helsinkit, do të nisë prej orës 15:00.
Nëse i referohemi statistikave, numrat anojnë nga vendasit. 4 fitore për Finlandën, 2 për Shqipërinë dhe një tjetër e mbyllur në barazim. Edhe në sferën e golave, nordikët kanë një distancë të ngushtë, 8-6 në favor. Bilanc që padyshim do të ndryshojë ditën e sotme.
Edhe pse historia dhe këto numra i japin “forcë” Finlandës, fakti që Shqipëria hidhet në fushë si kryesuese e grupit dhe me motivimin e duhur për të ndjekur këtë “linjë” ecurie, i jep një “fije” shpresë të besuarve të Rolando Maran për të “zhdukur” inferioritetin në fushë.






