Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Pritshmëri të mëdha për goleadë dhe rikthim te fitorja, Shqipëria zbret SONTE në fushë përballë San Marinos

Shkruar nga NEWSPORT
Pritshmëri të mëdha për goleadë dhe rikthim te fitorja,
Pamje nga San Marino - Shqipëri, ndeshja e kaluar

Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë për t’u përballur me San Marinon. Ndeshja e vlefshme në kuadër të raundit të katërt të grupit 1 në Ligën e Kombeve, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, prej orës 20:45.

Pas humbjes në Helsinki, kuqezinjtë do të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe nivelin e kundërshtarit për të bërë rikthimin te fitorja. Sa i takon zgjedhjeve për këtë sfidë, Rolando Maran ka qenë i limituar, kjo edhe për shkak të gjendjes fizike të disa futbollistëv

Ashtu si në herën e fundit, Kombëtarja ka një tjetër shans për të përmirësuar sasinë e golavarazhit. Në transfertë, skuadra jonë fitoi pastër 0-3, ndërsa sot do tentohet të përsëritet i njëjti “skenar”.

Kujtojmë se për Shqipërinë kjo sfidë do të jetë edhe e fundit sa i takon muajit tetor, për t’u kthyer në nëntor me dy ndeshjet e mbetura, ndaj Finlandës në shtëpi dhe Bjellorusisë jashtë.

Lexo gjithashtu