Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Prisnim të fitonim, por nuk erdhi”, Franco Foda pas barazimit me Austrinë: Ka ndryshuar mentaliteti te lojtarët, para se të vija gëzonin me barazim

Shkruar nga NEWSPORT
“Prisnim të fitonim, por nuk erdhi”, Franco Foda pas barazimit
Franco Foda

I kënaqur me lojën e zhvilluar në fushë, por i zhgënjyer me rezultatin. Trajneri i Kosovës, Franco Foda, tha fjalën e tij pas barazimit me Austrinë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kombeve, përfunduar 1-1.

“Lojë përgjithësisht e mirë. Ajo çfarë kam diskutuar me lojtarët, atë bën edhe në fushë. Jam shumë i kënaqur me ekipin, me secilin prej tyre. Ajo që ndoshta e kemi pritur për një kohë të gjatë, një fitore, sot në fund nuk erdhi.

Lojtarët janë disi të mërzitur, mirëpo duhet ta shohim kështu: Para dy vitesh erdha këtu dhe në atë kohë ndoshta edhe një rezultat 1:1 ndaj një Austrie do të ishim shumë të lumtur dhe të gëzuar. Sot janë të zhgënjyer edhe lojtarët”, tha Foda.

Lexo gjithashtu