Shqipëria u mposht nga Finlanda, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Ligën C të Ligës së Kombeve. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Helsinkit përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve. Pas duelit, foli për mediat Ernest Muçi.
“Ishim pak të zhgënjyer, normal, kur pësuam golin dhe kartonin e kuq. Mendoj se luajtëm mirë, por jam krenar se si reagoi ekipi pas golit.
Jemi ende në garë për vendin e parë. Në fillim kemi San Marinon, pastaj në nëntor dy ndeshje. Bjellorusinë dhe Finlandën. Jemi akoma në lojë për vendin e parë dhe na presin shumë ndeshje të rëndësishme përpara.
Rivali direkt? Nëse në fushë do të ishim 11 kundër 11 do të ishte diçka ndryshe. Në Tiranë do të luhet diçka tjetër", tha Muçi.






