UEFA Nations League
Sot do të luhen ndeshjet e radhës të raundit të katërt në Ligën e Kombeve. Fillimisht, do të jetë sfida mes Qipros dhe Letonisë që do të “çelë” siparin e takimeve, ora 18:00 për llogari të grupit 2 të Ligës C.
Prej orës 20:45, vëmendja shkëputet tek dy supersfida. Franca pret Belgjikën në Paris, ndërsa Italia sfidon Turqinë në stadiumin e Bolognas. Paralelisht, Polonia luan në transfertë me Bosnje dhe Hercegovinën, teksa Gjeorgjia përballet me Irlandën e Veriut.
“Peshë e lehtë” mund të konsiderohet dueli i Suedisë përballë Rumanisë. Sakaq, Ukraina “mat forcat” me Hungarinë, ndërsa Mali i Zi sfidon Armeninë.






