Bosnje dhe Hercegovina
Bosnje dhe Hercegovina do të përballet mbrëmjen e sotme me Suedinë, prej orës 20:45 në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve, ndeshjen e vlefshme për Ligën B.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, sulmuesi i boshnjakëve, Edin Dzeko ka ardhur me një postim për të gjithë tifozët në profilin e tij, duke i rikujtuar për ndeshjen që përkon të jetë edhe e fundit për të në nivel kombëtare.
“Një herë e fundit. Për dashurinë e jetës sime”, shkruan Dzeko, i cili duket i emocionuar për ndeshjen e lamtumirës me Bosnjen. Kujtojmë se Edin Dzeko mori pjesë edhe në Kupën e Botës, ndërsa me kombëtaren numëron 73 gola dhe 151 prezenca.
View this post on Instagram
Poll






