FINLANDË 2-1 SHQIPËRI (Walta 26', 72'/ Manaj 4')
Finlanda ka mposhtur Shqipërinë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Helsinkit përfundoi me rezultatin 2-1.
Kuqezinjtë e gjetën avantazhin që në minutën e 4-të pas një shërbimi nga këndorja me Rey Manaj që u gjet saktë për të çuar topin në fundin e rrjetës.
Mirëpo, tabloja për Shqipërinë u përmbys në minutën e 22-të, kur një pasim i gabuar nga Berisha shndërrohet në shans të artë për Finlandën, nga ku portieri detyrohet të ndërhyjë. Arbitri nuk toleron dhe nxjerr me të kuq Berishën, ndërsa Maran e ndërron sulmuesin Hoxha për Alen Sherrin.
4 minuta më vonë, Walta gjuan saktë goditjen e dënimit dhe “shtang” portierin Sherri për golin e barazimit. Në pjesën e dytë, sërish i njëjti autor shënon golin e dytë nga një kënd akoma më i vështirë duke përmbysur ndeshjen.
Duhet thënë se në minutën 59-të pati pretendime nga Myrto Uzuni për 11-metërsh, por arbitri nuk e mori në konsideratë duke vazhduar lojën. Me rezultatin 2-1, Shqipëria humbet kreun e grupit duke shkuar në vendin e 2-të me 6 pikë, ndërsa Finlanda ngjitet në të parin me 7 të tilla.
UEFA Nations League: Raundi i 3-të
Stadiumi: “Helsinki Olympic”
Arbitër: Robert Hennessy (irlandez)
FORMACIONET ZYRTARE
FINLANDË: Hradecky, Stahl, Miettinen T, Miettinen, S, Lahteenmaki J, Kairinen, Markhiev, Walta, Svanback, Hakans, Pohjanpalo. Trajner. Job Friis.
SHQIPËRI: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj. Trajner: Rolando Maran.
NDESHJA:
90'+5 Mbyllet ndeshja në Helsinki, Finlandë 2-1 Shqipëri.
90' Akordohen 5 minuta shtesë.
78' Pretendime për penallti te Shqipëria, arbitri ndëshkon me të verdhë Myrto Uzunin për simulim.
72' GOL FINLANDA! Shënon sërish Walta.
59' Çfarë shpërdoron Stavro Pilo, mbrojtësi humbet shansin e artë për golin e dytë.
45' Nis pjesa e dytë.
45'+3 Mbyllet pjesa e parë.
26' GOL Finlanda! Shënon Walta.
22' Gabim trashanik nga portieri Berisha, arbitri e nxjerr me kartonin e kuq pas ndërhyrjes.
13' Provon sërish Manaj, por këtë herë bllokohet nga mbrojtësit e Irlandës.
4' GOOOOOOOOL SHQIPËRIA! Shënon Rey Manaj, shërbyer saktë nga Kristjan Asllani.
2' Asllani provon një skemë, por nuk gjen koordinimin e duhur me shokët e skuadrës.
1’ Dëgjohet vërshëllima e parë e kryesorit Hennessy, starton sfida mes Finlandës dhe Shqipërisë në Helsinki.






