Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

LIGA E KOMBEVE/ Rikthehet gjysmëfinalja e Botërorit, në fushë edhe Spanja me Zvicrën (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
LIGA E KOMBEVE/ Rikthehet gjysmëfinalja e Botërorit, në
Kroaci - Angli

Sonte do të luhen ndeshjet e radhës të raundit të tretë të Ligës së Kombeve. Siparin pritet ta hapë dueli mes Finlandës dhe Shqipërisë, ndeshje që do të luhet prej orës 15:00 në stadiumin e Helsinkit, aty ku skuadra jonë do tentojë maksimumi për të mbrojtur kreun.

Tre orë më vonë, në fushë do të zbresin Kroacia me Anglinë. Dikur, gjysmëfinalja e Botërorit të vitit 2018, të dy skuadrat do të zbresin në fushë në stadiumin “HNK Rijeka” për të tentuar vendin e parë të grupit që mbahet nga Spanja.

Kjo e fundit sfidon Çekinë në “Estadio Nuevo Carlos Tartiere” prej orës 20:45. Në mbrëmje gjithashtu do të luajnë Maqedonia e Veriut me Skocinë dhe Zvicrra me Slloveninë. Tre sfida të tjera që do të luhen në orën 18:00 janë Bjellorusi – San Marino, Estoni – Luksemburg dhe Islandë – Bullgari.

Poll

Lexo gjithashtu