Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Kosova kërkon “hakmarrjen” dhe… vendin e parë kundër Austrisë, SOT “Dardanët” luajnë gjithçka për gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Kosova kërkon “hakmarrjen” dhe… vendin e parë
Kosovë - Austri

Kosova e drejtuar nga Franco Foda do të zbresë sot në fushë, prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër Austrisë.

Humbja e disa ditëve më parë në Vjenë e kthen në “detyrim” triumfin e “Dardanëve”, për të shpresuar te vendi i parë në Ligën B, Grupi 3, Liga e Kombeve.

Pas 3 ndeshjesh, Kosova mban vendin e 2-të me 4 pikë, 3 më pak se Austria kryesuese, ndërsa golavarazhi i Fisnik Asllanit me shokë është negativ, -1.

Një fitore me goleadë në duelin e sotëm do t’i jepte vendin e parë përfaqësueses së drejtuar nga “timonieri” Foda.

Poll

Lexo gjithashtu