Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Kemi bërë një lojë shumë të mirë, peng që nuk e fituam”, Fisnik Asllani sheh me optimizëm: Kemi ende dy ndeshje, të marrim sa më shumë pikë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi bërë një lojë shumë të mirë, peng
Fisnik Asllani

Kosova u ndal në barazimin 1-1 me Austrinë, në ndeshjen e vlefshme të raundit të katërt të Ligës C në Ligën e Kombeve. 
“Dardanët” i shkuan shumë pranë fitores, por goli i Lang bëri që skuadra e Franco Fodës të mjaftohej me vetëm një pikë nga kjo përballje. Pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, foli dhe autori i golit të vetëm për Kosovën, Fisnik Asllani.

“Për fat të keq nuk mundëm ta fitojmë ndeshjen. Normalisht do të kishte qenë pak më ndryshe edhe ndjesia nëse do ta kishim fituar ndeshjen, por kështu është futbolli dhe duhet ta pranojmë.

Besoj se kemi bërë një lojë shumë të mirë dhe shpresoj që muajin tjetër, kur të kthehem sërish, t’i bëjmë edhe dy ndeshje të mira dhe të marrim sa më shumë pikë.

Besoj se energjia ka qenë shumë e lartë. E kemi ditur që edhe fusha nuk është më e mira, kështu që e kemi ditur se duhet të kemi një mentalitet shumë të mirë dhe të sjellim energji në fushë. Besoj se i gjithë ekipi e ka bërë këtë maksimalisht dhe jam krenar me të gjithë ekipin”, tha Asllani.

Lexo gjithashtu