Kosovë - Austri
Në prag të ndeshjes Kosovë – Austri, përballje në kuadër të Ligës B, Liga e Kombeve, trajneri i ekipit mik, Ralf Rangnick, ka habitur me deklaratën e dhënë së fundmi, e cila ka të bëjë me gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Fusha është në një gjendje katastrofike, rrallë jam stërvitur ndërkombëtarisht në një fushë kaq të keqe. Dhe ne do të luajmë këtu”, janë fjalët e Rangnick.
Mbetet e paqartë nëse kjo është një alibi apo justifikim për t’i paraprirë ndonjë rezultati befasues.
Pas 3 ndeshjesh në Ligën B, Grupi 3, Austria kryeson me 7 pikë, e ndjekur nga Kosova me 4 pikë, po aq sa Irlanda. Izraeli e mbylli me 12 pikë.
Poll






