Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Jurgen Klopp “zgjon” 4 herë kampionët e Botës dhe jep deklaratën që “çon në peshë” tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Jurgen Klopp “zgjon” 4 herë kampionët e Botës dhe jep
Jurgen Klopp

Edhe pse Gjermania nuk ia doli të shkonte më shumë se barazimi “i bardhë”, 0–0, kundër Greqisë në tokën helene, “Pancerat” ishin dominues si në raste, ashtu edhe në zotërimin e topit.

Pas ndeshjes, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga A, trajneri Jurgen Klopp ka dhënë deklaratën që të gjithë tifozët e 4 herë kampionëve të Botës duan të dëgjojnë:

“Jam shumë, shumë i impresionuar nga skuadra! Unë e di se nga vijmë... Jam i befasuar për mirë, sesa i zhgënjyer. Nuk do të mendoja se ishim të aftë për një pjesë të parë të tillë ndaj Greqisë.

Djemtë kanë dhënë një performancë të jashtëzakonshme, në nivel të lartë në çdo mënyrë! Kemi parë shumë lojtarë gjatë dy javëve të fundit. Secili ka fituar vendin e vet.

Dera është e hapur për të gjithë. E hapur gjerësisht. Për ndeshjet e nëntorit, ne nuk do të luajmë me 44 lojtarë. Do të kemi 23 ose 24 të tillë.”

Lexo gjithashtu