Franco Foda
Kosova barazoi me Izraelin, ndeshjen e raundit të tretë të Ligës B në Ligën e Kombeve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Nagyerdei Stadion” u mbyll 0-0. Pas këtij dueli, foli për mediat edhe trajneri i “dardanëve”, Franco Foda.
"Ne jemi në Nations League, dhe çdo herë e kam thënë se vitin ardhshëm e kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe për këtë arsye kam vendosur që të prezantoj fytyra të reja.
Djemtë e kanë bërë punën e tyre. Ka qenë ndeshja mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky kombinim i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe marrë në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me një barazim", tha Foda.
Poll






