Greqi - Gjermani
Ditën e sotme janë planifikuar 8 ndeshje të Ligës së Kombeve, nga Liga A deri te D. Sfida më interesante parashikohet në tokën helene, mes Greqisë dhe Gjermanisë.
Nëse grekët fitojnë në fushën e tyre, “Pancerat” do t’i mbyllin “hesapet” me vendin e parë në Ligën A, Grupi 2.
Holanda gjen përballë Serbinë e “plakur” në emra dhe moshë, si Tadic, Jovic, Kostic, Bobic apo Vanja Milinkovic-Savic.
Portugalia pret në shtëpi Norvegjinë e Haaland. Nëse luzitanët ia dalin të fitojnë, sigurojnë që sonte vendin e parë në grup dhe avancimin në fazën tjetër, për të vijuar rrugëtimin drejt trofeut. Sot në fushë do të jetë edhe Kosova e Franco Fodës, kundër Austrisë.
ndeshjet
Poll






