Më 1 tetor, Izraeli dhe Kosova barazuan pa gola, në ndeshjen e vlefshme të raundit të tretë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Edhe pse “dardanët” patën një mori shanset për të shkuar drejt fitores, efikasiteti para portës mungoi.
Megjithatë, ajo se çfarë ndodhi përpara nisjes së ndeshjes ka marrë vëmendjen e mediave. Pikërisht, çasti kur disa prej lojtarëve të Kosovës ulin kokën kur dëgjohet himni izraelit.
Reagimi i tyre nuk u bë i dallueshëm në ekranet televizive, mirëpo nuk i shpëtoi syve të tifozëve që ndan edhe foton e shkrepur të qëndrimit të futbollistëve, përfshi këtu Saipin, Dellovën, Matoshin, Avdylin, Rrahmanin dhe Asllanin.
Kujtojmë se Izraeli u përballë me të njëjtën sjellje dhe nga Irlanda, ku lojtarët refuzuan shtrëngimin e duarve, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.






