Finlanda rimori kreun e grupit pasi mposhti në Helsinki Shqipërinë, 2-1, për llogari të Ligës C në Ligën e Kombeve, duke shkuar në kuotën e 7 pikëve, një më shumë se skuadra jonë.
Golat për nordikët u shënuan të dy nga Leo Walta, përkatësisht në minutën e 26-të dhe 71-të. Mesfushori me tipare të avancuara realizoi dy gola mjaft të bukur nga goditja standarde, duke mposhtur Alen Sherrin që hyri si zëvendësues pas daljes me të kuq të Etrit Berishës.
Dy ditë pas ndeshjes, faqja zyrtare e Kombëtares finlandeze ka zgjedhur të “ngacmojë” disi tifozët shqiptarë dhe me një “trend” që përdoret shpesh nga klube. Ata nxjerrin në sfond Leon Waltan, duke shkruar, 4 gola në tre ndeshje, ndërsa ngjitur me mesfushorin është edhe biseda që nxjerr në pah “ironinë”.
View this post on Instagram






