Goncalo Ramos
Goncalo Ramos ishte ndër më të mirët në ndeshjen që fitoi Portugalia, 2-4 përballë Danimarkës në transfertë, ndeshje e vlefshme për raundin e tretë të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi asistoi golin e parë dhe shënoi të dytin për luzitanët, duke treguar vlerat e tij në fushë. Vetë Ramos habiti jo pak, kur u pyet për Cristiano Ronaldon dhe largimin e papritur nga Portugalia duke u shprehur pas ndeshjes.
“Nuk na ka ndikuar situata e Cristianos. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje dhe kjo është mjaftueshëm për ne. Jam i lumtur që e kam tashmë vendin tim dhe rolin brenda grupit”, tha Ramos.
Poll






