Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

Barazoi me Irlandën, Ragnick e ndjen “frikën në palcë” kur përmendet Kosova: Të paktën mos të humbasim në Prishtinë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazoi me Irlandën, Ragnick e ndjen “frikën në
Ralf Ragnick

Austria barazoi 2-2 me Irlandën, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Kombeve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ralf Ragnick arriti të rikuperojë disavantazhin duke shënuar me Prass në të 71-tën minutë dhe me Gregoritsch në minutën e 77-të.

Megjithatë, duket se frika më e madhe e trajnerit nuk qëndron tek ky rezultat, por tek ajo çfarë e pret në sfidën e fundit dhe atë më të rëndësishmen, me Kosovën.

“Për mënyrën se si shkoi ndeshja me Irlandën, në tërësi, rezultati është në rregull. Tani duhet të sigurohemi që nuk do të humbasim në Prishtinë dhe të mos kemi të njëjtë pjesë së parë si me Irlandën”, ishin fjalët e Ragnick.

Poll

Lexo gjithashtu