Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Avokat” i së drejtës dhe qëndrim autoritar në fushë, njihuni me arbitrin që do vendosë drejtësi në Shqipëri – San Marino

Shkruar nga NEWSPORT
“Avokat” i së drejtës dhe qëndrim autoritar në
Mehmet Turkmen, arbitri i ndeshjes Shqipëri - San Marino

Shqipëri përballet me San Marinon sonte në mbrëmje, prej orës 20:45. Ndeshja e cila vlen në kuadër të raundit të katërt të Ligës së Kombeve për grupin 1, do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Për këtë duel të një rëndësie të madhe për kuqezinjtë, të cilët duan ta mbyllin ndeshjen e fundit të muajit tetor me një rezultat pozitiv, UEFA ia ka besuar sfidën një arbitri turk. Fjala është për Mehmet Turkmen, i cili gëzon një “reputacion” të mirë në Turqi, aty ku gjykon kryesisht ndeshjet e Superligës.

Përtej kampionatit turk, atij i janë besuar dhe detyra të rëndësishme në nivele të tjera ndërkombëtare, ndërsa në mbrëmjen e sotme do të ketë një angazhim të rëndësishëm në tokën shqiptare.

KUSH ËSHTË MEHMET TURKMEN?- Krahas profilit si arbitër ndeshjesh, Turkmen është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Stambollit dhe ushtron profesionin e avokatit. Standardi i tij është fare i qartë; autoritet dhe balancim. Situata në fushë i zgjidh me gjakftohtësi dhe nuk bie pre e presioneve.

Sa i përket kartonëve që nxjerr, mesatarja flet për 2.9 deri në 3.5 të verdhë për ndeshje. Në nivelin e lojës, preferon rrjedhshmërinë dhe nuk e ndal aspak ritmin për kontakte të lehta. Një arsye më shumë që mund të prodhojë dinamizëm në lojën e Shqipërisë përballë San Marinos.

Lidhur me asistentët e tij, Turkem do të mbështetet nga Ibrahim Çaglar Uyarcan dhe Anil Usta. Ndërsa, arbitër i katërt është caktuar Oguzhan Çakir. Në sistemin VAR është caktuar Onur Özütoprak, ndërsa në aVAR Erkan Engin. 

Lexo gjithashtu