Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“7.6 the, si konvertohet në notë?” Moderatori çuditet nga vlerësimi i ekspertit të moviolës për arbitrin e ndeshjes Finlandë – Shqipëri: Gaboi te menaxhimi i situatave

Shkruar nga NEWSPORT
“7.6 the, si konvertohet në notë?” Moderatori
Penalltia e paakorduar ndaj Shqipërisë/ Kristo Thoma dhe Klajdi Kola

Robert Hennessy është kritikuar në masë pas ndeshjes që Finlanda fitoi përballë Shqipërisë, 2-1, për llogari të raundit të tretë të Ligës së Kombeve në Ligën C.

Kryesori nga Irlanda nuk akordoi një 11-metërsh në favor të Kombëtares pas një faulli në zonë ndaj Myrto Uzunit, teksa edhe pjesa tjetër e menaxhimit të situatave, sipas analizës së ndeshjes, la për të dëshiruar.

I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive” që transmetohet në RTSH, ishte eksperti i moviolës, Klajdi Kola i cili dha edhe notën për gjykimin e ndeshjes dhe mënyrën si e drejtoi sfidën në fushën e lojës. Sipas Kolës, duke marrë në konsideratë vendimet e arbitrit, i vuri dhe notën 7.6, gjë që krijoi edhe habi te moderatori Kristo Thoma.

Pjesë nga diskutimi:

Kristo Thoma: Dua të ndalem më gjatë te moviola. Dua vetëm notën që ti i vë Klajdi arbitrit, vetëm notën.

Klajdi Kola: Sigurisht që notë jo kaluese. Përveç dy rasteve kryesore, më e keqja e arbitrit ishte menaxhimi i ndeshjes dhe standarti i faulleve për të dyja ekipet.

Kristo Thoma: Tani e keni këtë jo kaluese, thuaje një notë, një numër.

Klajdi Kola: 7.6, shkon me anën teknike.

Kristo Thoma: 7.6 e?

Klajdi Kola: Sepse nota e arbitrit fillon nga 8.4. Kur bën një gabim të qartë dhe të dukshëm, zbret 0.5.

Kristo Thoma: 7.6 është notë e ulët?

Klajdi Kola: 7.6 është gati të rrish 3 muaj pushim.

Kristo Thoma: Po konvertohet pak te këto notat?

Klajdi Kola: Vete shkon 5.

 

Lexo gjithashtu