Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Merret VENDIMI FINAL për Cristiano Ronaldon, presidenti i Portugalisë konfirmon planin për sulmuesin

Shkruar nga NEWSPORT
Merret VENDIMI FINAL për Cristiano Ronaldon, presidenti i Portugalisë
Cristiano Ronaldo

Është marrë vendimi se çfarë do të ndodhë me Cristiano Ronaldon te Kombëtarja e Portugalisë. Një ditë pasi u njoftua për një pezullim të përkohshëm për shkak të hetimit disiplinor që lidhet me sjelljen e sulmuesit pas braktisjes së skuadrës, Pedro Proenca ka konfirmuar se Ronaldo do të rikthehet te Portugalia në muajin nëntor.

“Federata, trajneri Jorge Jesus dhe të gjithë lojtarët janë në një linjë: duan që Ronaldo të rikthehet. Edhe vetë dëshira e tij është të rikthehet dhe e presim që ai të na bashkohet në nëntor”, ishin fjalët e Proencas.

Pas një sërë tensionesh, duket se gjërat janë “sheshuar” dhe Ronaldo mund të bëjë rikthimin e tij në fushë me Portugalinë që në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve që “luzitanët” do t’i luajnë me Danimarkën dhe Uellsin, 14 dhe 17 nëntor.

Lexo gjithashtu