Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mediat zvicerane i kap “tmerri”, talenti që kërkohet në Bundesligë dhe Serie A ka marrë ftesën shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Mediat zvicerane i kap “tmerri”, talenti që kërkohet
Lutfi Dalipi

Mesfushori ofensiv i Vaduzit në Superligën e Zvicrës, Lutfi Dalipi po zhvillon një sezon “ëndrrash”, ndërsa në 10 paraqitje të kampionatit zviceran numëron 4 gola dhe 9 asiste, statistika “anormale” për një mesfushor që është vetëm 20 vjeç.

Deri në këtë pikë të karrierës, Dalipi luan për Zvicrën U21 dhe ende nuk e ka kryer debutimin me ndonjë kombëtare A, aty ku mundësitë janë të shumta. Lojtari në fjalë ka të drejtë të zgjedhë mes Zvicrës, Portugalisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Në kushtet kur Shqipëria dhe Dardanët i dërguan ftesa gjatë muajit shtator, mediumi gjigant në Zvicër, “Blick”, i druhet ndonjë të papriture, duke vënë në dukje interesimin e Kombëtares sonë dhe Kosovës.

Për mesfushorin, interesim i madh është shfaqur nga Bundesliga gjermane dhe Serie A, por duhet pritur merkatoja e dimrit për të kuptuar më shumë rreth mundësive konkrete. Dalipi është i gjatë 183 centimetra, ndërsa mund të aktivizohet edhe si sulmues i djathtë.

Lexo gjithashtu