Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mediat në Rusi mbrojnë Mirlind Dakun nga zërat kundër të tifozëve: Pse sulmuesi shqiptar është i duhuri për Spartakun e Moskës (ARTIKULLI)

Shkruar nga NEWSPORT
Mediat në Rusi mbrojnë Mirlind Dakun nga zërat kundër
Mirlind Daku

Spartaku i Moskës pritet të zyrtarizojë së shpejti transferimin e Mirlind Dakut, pas vendimit për aktivizimin e klauzolës që prek shumën e 11 milionë eurove në arkat e Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar ka kaluar testet mjekësore me sukses dhe do të firmosë për tre vite me klubin e tij të ri.

Një operacion që në zanafillën e tij, ngjalli jo pak diskutime dhe debate në rang tifozësh, ku grupimi “Veriu i Çmendur” doli hapur kundër këtij transferimi, madje duke shkuar edhe në fyerje ekstreme si: Jashtë, fundërrina shqiptare. Nuk pranojmë futbollistë shqiptarë në ekipin tonë.

Mediat në Rusi mbrojnë Mirlind Dakun nga zërat kundër
Media ruse

Megjithatë, Spartaku i Moskës nuk ka ndërmend të shpërqëndrohet nga këto thirrje dhe me afrimin e Dakut në sulm, besojnë se do të zgjidhin edhe dilemën e lojtarit që garanton gola për sezonin e ri. Dy golat e shënuar në dy javët e para të kampionatit e dëshmojnë edhe këtë zgjedhje të mirëmenduar.

Një artikull i publikuar në median ruse, i jep më shumë perspektivë kësaj lëvizjeje, duke shpjeguar dhe arsyen pse 27-vjeçari është lojtari që i duhet një ekipi të tillë.

Një histori e gjatë vuajtjesh dhe sakrificash, të cilat i japin një tjetër dimension karrierës së kalitur të Dakut, ku kjo medie ruse e përcjell enkas për të gjithë që të kuptojnë se personaliteti i tij është plotësisht ndryshe nga të tjerë lojtarë me të cilët mund të jenë “rrokur” sytë kur e kanë ndjekur në stadium.

NJË PJESË NGA ARTIKULLI:

“Mirlindi është rritur në rrugë. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Lufta, vështirësitë ekonomike dhe sfidat e përditshme e kanë formuar karakterin e tij. Kur ishte vetëm 9 vjeç, përjetoi vrasjen e një të afërmi dhe, për një periudhë, rrezikoi të përfshihej në një mjedis të gabuar, ku droga, alkooli dhe krimi ishin pjesë e realitetit.

Edhe rrugëtimi i tij në futboll nuk ishte i lehtë. Te Osijek nuk arriti të gjente hapësira për të luajtur, ndaj u huazua te Mura, ku shpërtheu duke shënuar mbi 20 gola. Pikërisht aty tërhoqi vëmendjen e trajnerit të Rubin Kazanit, Rashid Rahimov, i cili udhëtoi për ta parë nga afër.

Pas takimit me Dakun, ai u kthye i bindur për potencialin e sulmuesit. Më vonë, Rahimov do të thoshte me figurë:

“Edhe po ta fusje në një kafaz me kafshë, ai do të bëhej njëri prej tyre", duke iu referuar karakterit të fortë dhe aftësisë së Dakut për t'u përshtatur në çdo situatë.

Megjithatë, sfidat nuk përfunduan me transferimin te Rubin Kazan. Ai u bë një nga sulmuesit më të mirë të skuadrës dhe fitoi një vend në Kombëtaren shqiptare në Europianin e vitit 2024. Gjatë këtij turneu, u në një incident që shkaktoi polemika për shkak të thirrjeve të tij pas ndeshjes. Ato vazhdojnë të kujtohen edhe sot.

Megjithatë, ata që e njohin nga afër tregojnë një histori tjetër. Shoku i tij më i ngushtë te Rubin ishte mbrojtësi serb Uros Vujacic. Pas rikthimit nga Europiani, Daku i kërkoi falje atij dhe futbollistëve të tjerë serbë të skuadrës, të cilët e pranuan faljen. Në Kazan, ai konsiderohej si një nga liderët e grupit dhe një nga figurat që mbante të bashkuar ekipin.

Për një pjesë të opinionit publik, Daku mbetet një figurë e debatueshme. Por autori i artikullit argumenton se pikërisht ky karakter është arsyeja pse trajneri Juan Carlos Carcedo ka nevojë për të.

Sipas tij, Spartaku ka shumë futbollistë cilësorë, të disiplinuar dhe punëtorë, por i mungon një lojtar me karakter sfidues, që nuk tërhiqet nga përplasjet dhe që arrin të ndryshojë ritmin emocional të ndeshjes.

Mirlind Daku është pikërisht ai profil. Një sulmues që lufton për çdo top, nuk shmang kontaktet fizike, provokon kundërshtarët kur është e nevojshme dhe luan me instinktin e futbollit të rrugës. Pikërisht kjo mënyrë loje, e krijuar nga origjina dhe përvojat e tij të jetës, është ajo që e bën një futbollist të veçantë.”

Poll

Lexo gjithashtu