Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Me pak stërvitje, por ia dolëm”, Marquinhos në delir pas Superkupës: E merituam këtë trofe, ju tregoj se kush bën diferencën në sukseset tona

Shkruar nga NEWSPORT
“Me pak stërvitje, por ia dolëm”, Marquinhos në delir
Marquinhos

Bënë gjithçka që duhej dhe në rikthimin e parë në fushë, ngritën lartë trofeun e Superkupës. PSG-ja tregoi sërish se mbetet më e mira e Europës përballë Aston Villa, ndeshja finale që përfundoi me rezultatin 2-1. Pas këtij takimi, ka folur edhe mbrojtësi, njëkohësisht kapiteni i skuadrës, Marquinhos.

“Është mënyra më e mirë për ta nisur sezonin. Tregon për ambicien e lojtarëve, klubit, trajnerit, presidentit dhe bordit drejtues. E merituam vërtetë këtë trofe. Ishte një ndeshje shumë e mirë, pavarësisht se kemi patur shumë pak stërvitje. E menaxhuam këtë moment të vështirë në ndeshje dhe jam i lumtur që ngritëm sërish trofeun.

Një kënaqësi për mua dhe për të gjithë ekipin. Ne mund t’i dëgjojmë tifozët tanë në çdo moment. Që nga përgatitjet, mund t’iu them që ata janë aty. Me të vërtetë, e bënë diferencën përgjatë gjithë ndeshjes. Na shtynë përpara. Do jenë sërish kyç për ne këtë sezon. Shpresoj të jenë gjithmonë me ne sepse ne do të japim gjithçka në fushë për të arritur gjëra akoma dhe më të mëdha këët sezon.”

Poll

Lexo gjithashtu