Platforma “football meets data”, ka zbuluar të ardhurat që UEFA do shpërndajë për ekipet pjesëmarrëse në grupet e Kupave të Europës.
Çdo skuadër që do të jetë pjesë në fazën e grupeve të Champions League, përfiton 18.62 milionë euro, Europa League 4.31 milionë euro, ndërsa në Conference League 3.17 milionë euro.
Vlera e një pikë (barazimi), ka gjithashtu ndarjen e re për edicionin 2026-2027, Champions League 700 mijë euro, Europa League 150 mijë euro, Conference League 133 mijë euro.
Egnatia (Europa League) dhe Dinamo (Conference League) kanë ende shanse për të qenë pjesë në grupe dhe të përfitojnë nga këto “torta” milionëshe, ndonëse e humbën të dyja ndeshjet e para të raundit të 3-të. Egnatia konkretisht 1 – 3 kundër Shamrock Rovers dhe Dinamo 0 – 1 karshi Auda.
View this post on Instagram






