Superliga e Turqisë mund të konsiderohet pa pikë dyshimi, një prej “digave” të merkatos gjatë kësaj vere. Lëvizje të bujshme dhe operacione të “frikshme”, ku spikasin klubet si Besiktas, Trabzonspor dhe Fenerbahce.
Listën më të madhe të “blerjeve” e kryeson Trabzonspori që deri më tani ka kryer plot 13 futbollistë, mes tyre Ernest Muçin, Mohamed Salah, Ruslan Malinovskyi, Andre Onana dhe Rene Mitongo.
Edhe tek Fenerbahce, “prurjet” në merkato kanë qenë të goditura: Masson Greenwood, shqiptari i Kosovës Vedat Muriqi, Nathan Ake, ndërsa Romelu Lukaku është shumë pranë zyrtarizimit.
Sa i takon Besiktasit, të vetmit emra që bëjnë “bujë” mbeten dy sulmuesit Leandro Trossard dhe Dusan Vlahovic (edhe ky i fundit në pritje të zyrtarizimit).
I vetmi përjashtim është Galatasaray që ka siguruar vetëm Lesley Ugochukwu, ndërsa sipas spekulimeve të merkatos, flitet për Rafael Leaon e Milanit.
LISTAT
Galatasaray
Vetëm një afrim.
Lesley Ugochukwu
? Rafal Leao
*? ky shënim nënkupton se ka patur vetëm interesim dhe propozime fillestare.
Besiktas
7 afrime.
Kassoum Ouattara
Ilhan Fakili
Dogan Alemdar
Alexander Nubel
Salih Ozcan
Leandro Trossard
Dusan Vlahovic
Fenerbahce
4 afrime.
Vedat Muriqi
Nathan Ake
Mason Greenwood
! Romelu Lukaku
*! Ky shënim nënkupton se mbetet vetëm zyrtarizimi, akordi është gjetur.
Trabzonspor
13 afrime gjithsej.
Ernest Muçi
Noah Saviolo
Sidny Lopes Cabral
Melih Kabasakal
Ruslan Malinovskyi
Samet Akaydin
Metehan Mimaroglu
Thierry Karadeniz
Andre Onana
Aral Simsir
Cenk Ozkacar
Rene Mitongo
Mohamed Salah






