Paul Pogba nuk do të jetë më pjesë e Monacos. Vendimi është komunikuar pak minuta më parë nga ana e klubit francez dhe mesfushori përfundon si lojtar i lirë.
Një eksperiencë që zgjati vetëm një sezon për 33-vjeçarin, i cili u rikthye në fushë me klubin nga Principate pas 4 vitesh pezullim.
Pogba u shpall fajtor për shkak se shkeli rregullat e antidoping (substanca të ndaluara) dhe për këtë arsye karriera e tij mori një goditje të rëndë në kulmin e karrierës.
Me Monacon, mesfushori u paraqit në vetëm 6 ndeshje, pasi dëmtimet e shpeshta e penguan të rimëkëmbte formën e tij fizike.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës që do të ndërmarrë Pogba, të cilit karriera i mori përmasa të “frikshme”, nga maja e futbollit duke luajtur për gjigantët e Europës si Manchester United dhe Juventus duke përfunduar në një “udhëkryq” të pashpjegueshëm.
Le club de la Principauté et le milieu de terrain international français annoncent conjointement la fin de l’aventure qui avait débuté à l’intersaison 2025.
— AS Monaco ???????? (@AS_Monaco) August 19, 2026
Le Club exprime sa reconnaissance envers le champion du monde 2018 et lui souhaite le meilleur pour la suite ????⚪
ℹ️Lire… pic.twitter.com/IPFNgnQKl5






