Lens ka fituar Superkupën e Francës në përballjen kundër PSG-së. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Stade Bollaert-Delelis" përfundoi në shifrat minimale 1-0 në favor të vendasve.
Goli u shënua nga sulmuesi Florian Thauvin në minutën e 32-të të takimit. Lens luajti me 10-të lojtarë që nga minuta e 39-të pas daljes me karton të kuq të Kyllian Antonio.
Gjithashtu dhe parizienët tentuan të gjenin golin e barazimit por pa arritur të gjenin rrugën rrjetës teksa edhe ata mbetën me 10-të lojtarë pas daljes me të kuq të Nuno Mendes në minutën e 87-të.
Pas fitimit të Kupës së Francës, Lens arrin të fitojë dhe Superkupën duke arritur kështu të koleksionojë të tre trofetë në Francë. Për ish-lojtarin e Kombëtares, Ervin Skela ky trofe shënon një moment historik, në rolin e zëvendëstrajnerit te nënkampionët.
Goli i Florian Thauvin (Lens 1-0 PSG)






