Ditën e sotme janë zhvilluar 5 ndeshjet e javës së katërt në kampionatin francez të Ligue 1, aty ku janë prodhuar vërtetë rezultate surprizë.
Monaco nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Strasbourg. Në anën tjetër, edhe Lyon ka patur të njëjtin fat përballë Paris FC, duke barazuar pa gola. Auxerre ka mposhtur minimalisht 1-0 Nice, ndërsa edhe dy sfidat e tjera kanë gëzuar të njëjtin "skenar".
Më konkretisht, Lorient - Toulouse (2-2) dhe Le Havre - Angers,(0-0) të dyja këto përballje në barazim. Kështu, Monaco qëndron në kuotën e 10 pikëve në vendin e parë, po aq sa Rennes i vendit të dytë. Surprizues mbetet fakti që rivalët e qytetit të PSG, pra Paris FC mban top 3-shen me 8 pikë në total.






